Tre vjeçari rrëzohet nga lojërat në Gërmi- Qytetarët fajësojnë Komunën për mos mirëmbajtje

Tre vjeçari rrëzohet nga lojërat në Gërmi- Qytetarët fajësojnë Komunën për mos mirëmbajtje

Një fëmijë i moshës tre vjeçar është rrëzuar nga një lartësi 1.60 cm (ura) në këndin e lojërave në Parkun ‘Gërmia’.

Këtë e ka bërë të ditur faqja “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë” në rrjetin social Facebook.

Pas rrëzimit qytetarët kanë thënë se fëmija ka pasur të vjellura.

Ata kanë kritikuar të parin e Komunës së Prishtinës për mosmirëmbajtjen e këndit të lojërave në atë pjesë.

 

“Knejna na i marrin një euro për hyrje me makinë dhe kurçfarë mirëmbajtje të lojërave”.

“Vrojtuesit e Lagjes”, e cila është një shoqatë që i shërben komunitetit në Prishtinë, kanë publikuar edhe fotografitë ku shihen këndi i lojërave ku është rrëzuar fëmija tre vjeçar\Insajderi.com.

Raporton qytetari nga Germia."Nje fmi rreth 3 vjet, sa po u rrexu prej kesaj ures rreth 160cm naltesi. Fmiu vjelli…

Gepostet von Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë am Samstag, 17. August 2019