Treg i zi edhe në Çeki: Ja sa paguan për një biletë “Dardanët”

Treg i zi edhe në Çeki: Ja sa paguan për një biletë “Dardanët”

Tregu i zi i biletave u shfaq edhe të enjte mbrëma në Pilsen.

Shumë tifozë kosovarë kishin udhëtuar drejt Çekisë pa bileta, me shpresën se do të sigurojnë në stadium, shkruan Gazeta Olle.

Një gjë e tillë nuk ishte e mundur, pasi organizatorët shisnin bileta vetëm për tifozët vendas, duke i identifikuar me dokomente. Më shumë në Insport.