Tregu i gjelbër në Lipjan në fazën përfundimtare – Këto janë pamjet

Tregu i gjelbër në Lipjan në fazën përfundimtare – Këto janë pamjet

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se tregu i gjelbër në ketë komunë është në fazën përfundimtare të punimeve.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se qytetarët lipjanas do ti kryejnë shërbimet në kushte më të mira të tregtimit modern, poashtu edhe tregëtarët do të kenë një ambient me kushte të përshtatshme të punës.

“Tregu i gjelbër në Lipjan është në fazën përfundimtare të punimeve ku dhe ka marrë një pamje shumë të mirë dhe moderne. Shumë shpejtë qytetarët lipjanas do ti kryejnë shërbimet në kushte më të mira të tregtimit modern, me një infrastrukturë të re, poashtu edhe tregëtarët do të kenë një ambient me kushte të përshtatshme të punës”, ka shkruar Ahmeti.