Trendi më i përfolur i streçeve për 2019

Trendi më i përfolur i streçeve për 2019

Fusanet e llojeve të ndryshme janë në trend për këtë verë, por për t’u ndjerë më rehat vjen trendi i streçeve.

Pjesa më e mirë e tyre është që do të ndiheni gjithnjë komod dhe mund t’i kombinoni qoftë për të qenë sportiv apo dhe klasik. Disa mënyra për ti kombinuar janë këto:

Kombinoni bluzën tuaj xxl ose të të dashuri me një palë streçe të zeza  dhe nëse doni tani bëni look-un pak më chic zgjidhni një xhaketë oversize.

Kostumet ishin më të kërkuarat për pranverën e 2019 dhe këto pantallona apo streçe mund të kombinohem me një xhaketë me po të njëjtën ngjyrë qe të japin idenë e një kostumi.

Nëse doni që kostumi juaj të duket më serioz atëherë xhaketa duhet të jetë e tillë. Kombinuar me një palë taka jo shumë të larta do të dukeni shumë bukur dhe në linjë me trendet e fundit.

Epo kush nuk do të ndihet mirë në një udhëtim apo në një dalje të dielën për ecje. Këto streçe janë perfektë pasi ato dhe bluza juaj e preferuar bashkë do bëjnë kombinimin perfekt.