Treni godet një veturë në Pejë, lëndohen dy persona

Treni godet një veturë në Pejë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lutogllave të Pejës, me ç’rast treni ka goditur një veturë, njofton Insajderi.

Rastin e ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili shtoi se si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë marrë lëndime trupore, për çfarë edhe janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Mund të konfirmoj se sot rreth orës 12:25 në fshatin Lutogllavë të Pejës ka ndodhur një aksident, një veturë është goditur nga treni”, ka thënë ai.

“Sipas informatave të para, brenda veturës kanë qenë dy persona, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Me të përfunduar shiqimin e vendit të ngjarjes do të ju njoftoj më detajisht”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com/