
Treni i Serbisë me mbishkrimin “Kosova është Serbi” do të udhëtojë në linjën Beograd-Vërshac, duke filluar nga dita e nesërme.
Lajmi se treni i prodhuar në Rusi me mbishkrimin “Kosova është Serbi” do të udhëtonte drejt Merdares të mërkurën, nuk është i vërtetë, raporton mediumi serb N1 Info.
Mediet serbe kanë raportuar të marten paradite se treni nesër do t’ia afrohej Merdarit, kufirit Kosovë – Serbi.
Vërshaci, vendi ku pritet të mbërrijë nesër treni serb, ndodhet në veri të Serbisë, në provincën e Vojvodinës. /Insajderi.com