Trepça ’89 vs Prishtina ndeshja e vetme në program e së shtunës në Superligë

Trepça ’89 vs Prishtina ndeshja e vetme në program e së shtunës në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll, gjatë ditës së shtunë do të vazhdojë me pjesën pranverore të kampionatit, ku në kuadër të javës së 22-të, në program është vetëm një ndeshje, ajo në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe ekipit kryeqytetas, Prishtinës, njofton Insajderi.

Ndeshja në ‘Riza Lushta’ pritet të fillojë nga ora 13:00, teksa në këtë përballje, ekipi nikoqir kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve kampionale, ku në dy ndeshjet e fundit ka shënuar fitore, një në transfertë ndaj Dritës në Gjilan dhe tjetrën në Mitrovicë ndaj Llapit.

Në anën tjetër, ekipi mysafir, në këtë sfidë vjen pas fitores së javës së kaluar në derbi ndaj Dritës, ndërsa në xhiron pararendëse kishte shënuar fitore të thellë si mysafire e Arbërisë me shifrat 4:0.

Të dyja skuadrat në këtë takim vijnë nga një formë e lartë e treguar në kampionat, derisa do të jemi dëshmitar të një dueli të zjarrtë që nga minutat e para të takimit.

Sa i përket renditjes tabelore, Prishtina ndodhet në vendin e tretë me 41 pikë, ndërsa Trepça ’89 ndodhet në pozitën pesë me 28 sosh. /Insajderi.com