Trepça i shkakton humbjen e dytë radhazi Llapit

Trepça i shkakton humbjen e dytë radhazi Llapit

Trepça 89, ka arritur fitoren e parë në kampionat, duke i shkaktuar humben e dytë radhazi ekipit të Llapit, që udhëhiqet nga Batatina.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në pjesën e parë, më saktësisht në minutën e 39’, nga sulmuesi Manaj, njofton Insajderi.

KF Llapi, nuk arriti të barazojë rezultatin as në pjesën e dytë dhe u detyruan të dalin me zero pikë nga stadiumi i qytetit të Mitrovicës.

Me këtë fitore, Trepça 89, zë vendin e gjashtë me tre pikë, ndërsa ekipi i Llapit, që është ekipi më i përforcuar në këtë sezon, zë vendin e parafundit, me zero pikë të fituara./Insajderi.com.