Treshja më e famshme e momentit në bashkëpunim

Treshja më e famshme e momentit në bashkëpunim

Tre artistët shqiptarë, Ledri Vula, Kida dhe Butrint Imeri, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor që do të lansohet më 3 korrik, shkruan Insajderi.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me fansat në llogaritë e tyre zyrtare.

“Dale/ 3 korrik, 00:00”, ka shkruar Vula në postim e shpërndarë me mbi një milion ndjekësit në Instagram.

Kjo ka ngjallu reagime të shumta të fansat e tyre, të cilët kanë shkruar se menxi po presin ta dëgjojnë këngën e cila është realizuar në Turqi.

Së fundi, Butrint Imeri ka lansuar këngën e tij më të re të titulluar “Dujem”, e cila ka marrë rreth 3 milionë klikime për pak ditë.

Ndërsa, në anën tjetër, Ledri ka disa javë që ka lansuar këngë e tij më të re./Insajderi.com