
Molliqaj: Kosova nuk do të bëhet shtet duke biseduar me Serbinë
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se Serbia nuk do të bëhet shtet asnjëherë me negociata me Serbinë, Molliqaj e ka quajtur mashtrim këtë logjikë.
“Vazhdimi i logjikës se përmes negociatave me Serbinë do të bëhet shteti është mashtrim. Kosova ka nevojë për logjikë të re që qon në shtetndërtim dhe zhvillim, e jo për mashtrime të reja. Kosovës i duhet ndryshimi”, ka shkruar Molliqaj në llogarin e tij në Facebook.
Molliqaj, në këtë postim ka numëruar tri pasoja që Kosova i pati pas bisedimeve me Serbinë.
– Njohjen e Kosovës prej Serbisë, ndërsa sollën agresion më të madh të saj,
– Integrimin e minoritetit serb, ndërsa na e sollën Listën Serbe që e lufton shtetin e Kosovës,
– Afrimin e Kosovës me BE-në, ndërsa sollën bllokimin e shtetit tonë në organizmat ndërkombëtarë./Insajderi.com