Tri familje nga rajoni i Podujevës lirohen nga vetizolimi

Tri familje nga rajoni i Podujevës lirohen nga vetizolimi

Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari ka bërë të ditur se tashmë janë liruar nga vetizolimi familja Haliti nga fshati Dumnicë e Poshtme, familja Latifi nga Bradashi dhe familja Ajeti nga Poduejva.

Rudari tha se kjo u bë pas kërkesës së parashtruar nga komuna drejtë IKShPK-së.

Ai shtoi se familjet në fjalë nga sot janë të liruara nga kjo masë, por që kërkohet t’i përfillin rregullat në rrethanat e pandemisë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas kërkesës tonë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë liruar nga vetizolimi familja Haliti nga fshati Dumnicë e Poshtme, familja Latifi nga Bradashi dhe familja Ajeti nga Podujeva.

Familjet në fjalë nga sot janë të liruara nga kjo masë, ndërsa nga ta kërkojmë t’i përfillin rregullat në rrethanat e pandemisë, të cilat janë përcaktuar nga institucionet relevante shëndetësore dhe ta vazhdojnë jetën sikurse të gjithë qytetarët e tjerë të Komunës së Podujevës.

#rriNshpi