Tri javë para zgjedhjeve, AAK prezanton aderimin më të ri në parti

Tri javë para zgjedhjeve, AAK prezanton aderimin më të ri në parti

Kandidati për deputet nga  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, sot e prezantoi aderimin e radhës në (AAK), profesorin e nderuar të shumë kolegjeve private prof. Fehmi Sogojeva.

Fehmiu jeton në Prishtinë, ka të përfunduar Fakultetin Teknik dhe Fakultetin e Emergjencave, si dhe ka ushtruar profesionin e Inspektorit në KEK.

“Jam i nderuar që profesionist të fushave të ndryshme po i besojnë konceptit 100% shtet.

Së bashku do të ndërtojmë shtetin me konceptin për të ardhmen”, tha Bekë Berisha.