Tri këmbësore goditen nga vetura në Prizren

Tri këmbësore goditen nga vetura në Prizren

Tri këmbësore janë goditur nga një veturë gjatë ditës së djeshme në Prizren, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se rasti ka ndodhur në rrugën “Wesly Clark”, rreth orës 16:00.

I dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur tre këmbësore.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

“Rr. Wesly Clark, Prizren 09.01.2021, 16:10.I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë  së lëvizjes me kushtet e rrugës godet tre këmbësore, viktimat kosovare. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com