Tri ngjarjet që lëkundën besimin e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës

Tri ngjarjet që lëkundën besimin e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës

Dy video të publikuara brenda shtatë ditëve të fundit dhe deklarata e sotme e Agim Shalës, personit që humbi tre anëtarë të familjes në një aksident në Mramor, kanë ngjallur dyshime mbi punën e Policisë së Kosovës.

Gjithçka nisi nga një video e publikuar javën e kaluar ku pesë zyrtarë policorë fyejnë dhe tallen me një qytetar i cili ka shkuar të bëjë një denoncim për tentim therje me thikë. Polici e fyen ata duke e akuzuar se i përket komunitetit LGBTI.

Derisa personi tjetër rrëfen para policëve se e kishte kanosur me thikë personin tjetër që shihet ne video, pasi ai e kishte shkelur marrëveshjen për pagesën e dhjetë eurove.

Në video dëgjohen disa policë teksa i marrin në pyetje dy burrat dhe në të njëjtën kohë tallen me tallen me ta duke i pyetur nëse kanë kryer marrëdhënien, apo jo.

Ndërsa në një video ekskluzive të cilën e postuar InDoks në dokumentarin “Biznesi i grabitjeve”, polici i Kosovës e luanë të vdekurin para grabitësve. Ngjarja ka ndodhur në një pomp benzine ku grabitësit ju ikin policëve.

Po ashtu, dyshime mbi punën e Policisë së Kosovës ngriti sot Agim Shala, pjesëtar i familjes nga e cila vdiqën 3 anëtarë në aksidentin që ndodhi në Mramor të Prishtinës.

Ai tha se ka informata që Policia e Kosovës nuk i ofroi së pari ndihmë tre familjarëve të tij, të cilët ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, por u orientuan tek ambasadorja e Turqisë.

“Kam informata nga kalimtarët e rastit se në momentet kritike, policia e Kosovës nuk ka reaguar me ofrimin e ndihmës menjëherë për familjarët e mi, të cilët kanë qenë me lëndime të rënda vdekjeprurëse, por janë orientuar te ambasadorja turke”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë apel në drejtim të krerëve të shtetit, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të komunikacionit që të zbulojnë të vërtetën e kësaj vdekje, ku mbetën të vdekur gjithsej katër persona. /Insajderi.com