Tri teknika se si Obama ruante qetësinë në kohë fushatash

Tri teknika se si Obama ruante qetësinë në kohë fushatash
Burimi i fotografisë: Getty Images

Barack Obama ishte i famshëm gjatë presidencës së tij për t’u dukur gjithmonë gjakftohtësinë dhe qetësinë e tij. Mediat nganjëherë e quanin atë “No Drama Obama” (“Obama pa drama”) dhe nuk e nënkuptonin gjithmonë me mirësi, shkruan Business Insider, transmeton Insajderi.

Ai tha se kishte disa të vërteta për pseudonimin kur e përmendi atë në skenë në një konferencë teknologjike në Salt Lake City, Utah të organizuar nga kompania e programeve Qualtrics në vitin 2019. Por ai tha, vetëm sepse u shfaq i qetë, kur ishte më i ri ai përsëri nganjëherë ndihej në agoni nga frika e një gabimi.

“Unë kam një temperament të njëtrajtshëm dhe nuk jam kurrë shumë lartë apo posht me humorin, por kjo nuk do të thotë që gjatë gjithë presidencës dhe gjatë gjithë karrierës sime profesionale që nuk ka pasur raste kur thosha me vete: “Oh Zoti im, unë nuk dua që njerëzit të ndjehen të zhgënjyer prej meje, nuk dua të shihem si dikush që ka bërë një gabim apo ka dështuar’”, tha ai.

Ishte gjatë mandatit të tij të dytë që ai përjetoi një “derdhje frike” siç e përshkroi dhe kjo e ndihmoi atë të performonte më mirë.

“Nuk ka dyshim në kohën kur isha në mandatin tim të dytë unë isha një president më i mirë sesa isha në mandatin tim të parë dhe nuk kishte të bënte me analiza ose politikë,” tha ai.

“Kjo kishte të bënte me atë që vjen në çdo karrierë – qoftë sportive, qoftë mësimdhënie – ju bëni përsëritje të mjaftueshme dhe familjarizim me natyrën e problemeve që filloni të përqendroheni në detyrë”.

Duke mësuar me trajtimin e problemeve të mëdha dhe komplekse, Obama thotë se ai nuk shqetësohej më nga gabimet. Në vend të kësaj ai e kuptoi se nëse bën ndonjë gabim duhet nxjerrë mësim nga ai.

Ai nuk u përqendrua në numrat e sondazheve ose ekspertët por u përqendrua në “avancimin e këtij vizioni që unë kam dhe shpresoj se vendi do të ndajë, që ne të krijojmë një vend më të mirë”, tha ai.

 

Por ishte më shumë sesa thjesht vetëbesimi që vjen nga përvoja. Ai gjithashtu ndërmori hapa të qëllimshëm për ta mbajtur veten të përqendruar. Kjo përfshinte mos-leximin e artikujve shkruar për të media.

Ai nuk lexon komentet në mediat sociale, ose të ndjekë ekspertët në lajme. Kjo përfshinte njerëzit që e përulnin, por gjithashtu përfshinte shmangien e njerëzve që e lavdëronin atë.

Teknikat që ai përdori gjatë kohës së fushatave në fakt mund t’i praktikojë gjithkush, në çfarëdo profesioni:

  • Kalojeni kohën si një student, duke mbledhur informacione nga njerëzit që dinë më shumë mbi një temë sesa ju. Obama thotë se ai bën vazhdimisht pyetje derisa të jetë në brendësi të situatës, ndonjëherë duke kërkuar nga ekspertët e tij që të jenë më të kuptueshëm ose t’i shpjegojnë gjërat me gjuhë të thjeshtë
  • Fokusohuni tek aktiviteti që ke mundësi të japësh një kontribut. Bëj detyrat e tua. Bëj më të mirën tënde dhe beso që nëse ndodh një gabim ose problem, t’i mund t`a përsëritësh të njëjtin proces për ta zgjidhur atë dhe për të mësuar prej tij.
  • Mos e mbushni kokën me atë çka njerëzit thonë për ju, të mira apo të këqija. Bëni që puna juaj të mbetet e tillë, mos merrni asgjë personale.

“Një mënyrë që unë ua përshkruaj atë vajzave të mia është, për ironi të fatit, duke hequr egon tuaj nga ajo që bëni, kjo do t’ju çlirojë dhe ju në fund të fundit mund të performoni më mirë dhe më rehatshëm,” tha ai në fund. /Insajderi.com