Tri vdekje e 205 raste të reja me COVID-19

Tri vdekje e 205 raste të reja me COVID-19

Tri vdekje kanë ndodhur në njëzetekatërorët e fundit si pasojë e virusit COVID-19. Numri i vdekjeve ka arritur në 666.

Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 205 raste të reja. Numri i përgjithshëm ka arritur në 18.148.

Të shëruar janë 62 gjatë ditës së fundit, kështu numri shkuar në 15.150.

Rastet aktive kanë shkuar në 2.332, njofton Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj. /Insajderi.com