Tri vdekje si pasojë e Coronavirusit

Tri vdekje si pasojë e Coronavirusit

Tri vdekje janë shënuar gjatë njëzetekatërorëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar bilancin ditor të rasteve me COVID-19, ku në ditën e fundit 34 perosna kanë rezultuar pozitiv.

Ndërkaq 122 të infektuar janë shëruar, njofton Insajderi.

Numri total i rasteve me Coronavirus është 15.889 ndërsa numri i të shëruarve 14.051.

635 persona kanë humbur betejën me virusin dhe momentalisht 1203 raste janë aktive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.  /Insajderi.com