Tri vdekje të dyshimta dje në Kosovë

Tri vdekje të dyshimta dje në Kosovë

Tre persona kanë vdekur në rrethana të dyshimta gjatë së mërkurës në Kosovë, njofton Insajderi.

Njëri rast ka ndodhur rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku vdekja e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 17:33, në rrugën “Stambolli” në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore”, thuhet në raport.

Dhe, rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 17:45 në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Raportohet se nga stafi mjekësor është pranuar informata se ka ndërruar jete viktima mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori. Rasti nen hetime”, thuhet në raport./Insajderi.com