fbpx

Tri vetura dëmtohen nga rrëzimi i lisit në Ulpianë – zjarrfikësit ndërmarrin masat

Tri vetura dëmtohen nga rrëzimi i lisit në Ulpianë – zjarrfikësit ndërmarrin masat

Erërat e forta që po fryjnë që nga orët e pasdites në pjesë të ndryshme të vendit ka shkaktuar edhe dëme.

Në Prishtinë, në lagjen “Ulpiana”, era e fortë ka rrëzuar një pemë duke dëmtuar kështu tri vetura, deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në pamjet e siguruara nga Insajderi , shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët janë duke prerë degët e pemës, në mënyrë që të mund t’i lëvizin pemët nga vendi i ngjarjes.

Klikoni këtu për të parë VIDEON:

Kujtojmë që javë më parë, nga rrëzimi i një lisi, në qendër të Prishtinës, kishte mbetur i vdekur Qazim Mehmeti. 45-vjeçari nga fshati Halabak i Podujevës, nuk kishte arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra nga rënie e lisit.

Erërat e forta e rrëzojnë lisin në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë