Tri viktima dhe 156 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Tri viktima dhe 156 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Tre viktima dhe 156 rate të reja me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, ku tutje thonë se edhe 158 persona janë shëruar nga ky virus.

Gentiana Qirjako, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik, tha se “sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore.

“Në të gjithë vendin janë kryer 865 testime. Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend: 101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnjë, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë”, u shpreh Qirjako. /Insajderi.com