
Fitorja e Besës së Pejës në finalen e Kupës së Kosovës ka gëzuar edhe FC Prishtinën. Me fitorën e Besës ndaj Llapit, Prishtina fiton të drejtën të marrë pjesë në kualifikime për Ligën e Evropës.
Kjo pasi skuadra më e trofeshme kosovare e mbylli edicionin në vendin e dytë në Superligën e Kosovës, ndërsa Besa e Pejës nuk është licencuar nga FFK-ja për të marrë pjesë në garat evropiane, raporton Insajderi.
Në rast se Llapi do ta fitonte Kupën e Kosovës, atëherë Prishtinës do t’i privohej pjesëmarrja në Evropë.
Besa e mposhti Llapin në finale të Kupës së Kosovës pas ekzekutimit të penalltive (me rezultat 4-2). Ndeshja në kohën e rregullt dhe në vazhdime kishte përfunduar në barazim 1-1. /Insajderi.com