Tronditet futbolli turk, trajneri i njohur Fatih Terim pozitiv me koronavirus

Tronditet futbolli turk, trajneri i njohur Fatih Terim pozitiv me koronavirus

Trajneri i Galatasaray Fatih Terim ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ka qenë vetë trajneri i njohur ai i cili ka lajmëruar këtë me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Këtë e kanë bërë të ditur të hënën mbrëma mediat në Turqi, duke u bazuar në një postim që ka bërë vetë trajneri i Galatasarayt.

“Rezultatet e testit i mora sot dhe rezultati i tij është pozitiv për Coronavirus. Jam në duar të mira, i shtrirë në spital. Mos u brengosni”, ka shkruar Terim.

66-vjeçari vlerësohet shumë lartë në Turqi dhe në botën e futbollit.

Ka arritur suksese shumë të mëdha si trajner. Ka drejtuar Turqinë në periudha të ndryshme, ndërsa ka arritur suksese të mëdha me Galatasaryn, të cilin klub e ka drejtuar në katër periudha të ndryshme.