Tronditet kombëtarja serbe, kapiteni ka përdoruar substanca të ndaluara

Një zbulim i hakerëve rusë ka tronditur Serbinë, pasi kapiteni i tyre në skuadrën e basketbollit ka dalur pozitiv në doping.

Tronditet kombëtarja serbe, kapiteni ka përdoruar substanca të ndaluara

Në zbulimin që kanë bërë disa hakerë rusë, thuhet se kapiteni i ekipit kombëtar të Serbisë në basketboll, Milos Teodosic, ka përdoruar substanca të ndaluara.

Sipas Tass 41 atletë nga 13 shtet gjenden në këtë listë. Tani në këtë listë kemi emra të biçiklistit Stephen Cummings dhe notarit Cameron Van Der Burgh.

Në listë nuk është asnjë atletë rusë edhe pse këta të fundit ishin zënë në numër të madhe me doping.

Në dokumentet e para të publikuara me 13 shtator kishin dal emra të gjimnastes
Simone Biles, tenisteve Serena dhe Venus Willians dhe basketbollistes Elena Delle Donne.