Truku i këngëtares së famshme për të kuptuar nëse një lidhje po funksionon për ju është gjenial

Truku i këngëtares së famshme për të kuptuar nëse një lidhje po funksionon për ju është gjenial

Këngëtarja e famshme, Miley Cyrus është përfolur vitin e fundit mjaft shumë për lidhjet e saj romantike e ndarjet, njofton Insajderi.

Ajo gjithnjë ka folur shumë hapur për qëndrimet e saj, si në politikë, muzikë, probleme sociale e seksin.

Këngëtarja vitin e kaluar u nda nga bashkëshorti i saj Liam Hemsworth, filloi lidhjen me Kaitlyn Jenner që u nda në pak muaj, pastaj filloi lidhje me këngëtarin kanadez, Cody Simpson me të cilin u nda para më pak se një javë.

Kështu që këngëtarja ka mjaft për të na mësuar për lidhjet romantike dhe thyerjen e zemrës.

Si mekanizëm mbrojtës ajo thotë se i ka listat, “Unë jam shumë e logjikshme, shumë e organizuar, shumë e përqendruar – kështu që i dua listat,” – tha ajo. “Ato e mbajnë nën kontroll botën time, unë do të isha e humbur pa lista…”

Ajo ndau disa këshilla të vlefshme për të mësuar nga një lidhje e kaluar dhe pastaj duke vendosur pritshmëritë tek tjetra. “Bëni një listë të asaj që fitoni dhe asaj që po humbisni [në lidhje]. Çfarë po kontribuon në jetën tënde dhe ato që po humbisni… Vlerësoni secilën nga këto gjëra nga një deri në dhjetë”, – këshilloi ajo. ”Pastaj mendojeni: nëse ato do të shtonin më shumë vlerë në jetën tuaj, atëherë e dini se çfarë prisni për lidhjen tuaj të ardhshme. Nëse ato nuk shtojnë vlerë, ju e dini se çfarë nuk do të pranonit kurrë”. /Insajderi.com

Burimi: British Vogue