Trump anuloi konferencat për shtyp dhe akuzoi gazetarët se po shpërndajnë gënjeshtra

Trump anuloi konferencat për shtyp dhe akuzoi gazetarët se po shpërndajnë gënjeshtra

Presidenti Donald Trump, ka deklaruar se konferencat nga Shtëpia e Bardhë nuk ja ‘vlejnë për kohën dhe përpjekjet’ sepse ‘mediet nuk pyesin asgjë përveç pyetjeve armiqësore’.

Duke i akuzuar gazetarët se po shpërndajnë gënjeshtar dhe lajme të rreme, Trump i anuloi konferencat për shtyp që i zhvillon në baza ditore, transmeton Telegrafi.

“Ku është qëllimi i zhvillimit të një konference në Shtëpinë e Bardhë, kur mediet bëjnë vetëm pyetje armiqësore dhe refuzojnë të raportojnë të vërtetën dhe faktet e sakta.  Ata marrin vlerësime rekorde, deri populli nuk merr asgjë tjetër përveç lajmeve të rrejshme”, ka shkruar Trump në Twitter.

Meqenëse janë anuluar mitingjet parazgjedhore, Trump e ka shfrytëzuar kohën që të bëjë paraqitje televizive gjatë orëve të pasdites, ku zakonisht krenohej me arritjet e qeverisë së tij për zbutjen e pandemisë,por kjo nuk ndodhi edhe pasditen e djeshme.

Ky vendim, vjen pas kritikave të ashpra ndaj Trump, i cili ditë më parë bëri një pretendim kontrovers, se mund të injektohet dezinfektues në trupin e pacientëve, për trajtimin e coronavirusit.