Trump: Assad është kafshë – do të paguajë me çmim të lartë për sulmin

Trump: Assad është kafshë – do të paguajë me çmim të lartë për sulmin

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka sulmuar presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad  dhe aleatët e tij, Rusinë dhe Iranin për sulmin me armë kimike duke thënë se do të paguajë “çmim të lartë për të”.

Trump ka shtuar se në sulmin me armë kimike ka shumë të vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë.

Ai nëpërmjet Twitter-it ka fajësuar edhe presidentin rus Vlladimir Putin si edhe Iranin për mbështetje të siç ka shkruar “kafshën Assad”

Opozitarët sirianë dhe aktivistët shpëtimtarë kanë thënë se në sulmin me gaz helmues në qytetin që e mbajnë rebelët janë vrarë shumë njerëz.

Këtë sulm e kanë mohuar qeveria siriane.

Pas sulmit të djeshëm me armë kimike të regjimit të Bashar al Asadit në rajonin e Gutës Lindore në Siri, Britania e Madhe u bën thirrje regjimit dhe përkrahësve të tij që t’i japin fund dhunës ndaj civilëve të pafajshëm, transmeton AA.

Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe në lidhje me sulmin me armë kimike në rajon thuhet se “Në qoftë se lajmet për sulmet me armë kimike ku ka shumë të vdekur janë të vërteta, atëherë këto paraqesin edhe më shumë dëshmi për brutalitetin e Asadit ndaj civilëve të pafajshëm dhe mosrespektim e përkrahësve të tij ndaj rregullave ndërkombëtare”.

“Hetimet duhet të nisin urgjentisht dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të japë përgjigje. U bëjmë thirrje regjimit të Asadit dhe përkrahësve të tij që t’i japin fund dhunës kundër civilëve të pafajshëm”, thuhet në deklaratën e MPJ britanike.