Trump: Demokratët nuk e shohin krimin por vetëm zgjedhjet 2020 të cilat nuk do t’i fitojnë

Presidenti i SHBA Donald Trump i ka kritikuar demokratët që e kanë refuzuar propozimin e tij për përfundimin e bllokadës më të gjatë në histori të qeverisë amerikane.

Trump: Demokratët nuk e shohin krimin por vetëm zgjedhjet 2020 të cilat nuk do t’i fitojnë

Trump ka thënë në Twitter se plani i tij është refuzuar para se e kishte paraqitur dhe e ka akuzuar presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA Nancy Pelosi dhe demokratët tjerë se e kanë më me rëndësi politikën sesa sigurinë.

“Pelosi po sillet në mënyrë aq irracionale dhe ka shkuar aq në të majtë sa edhe zyrtarisht u bë demokrat radial”, pretendon Trump.

Ai ka shtuar se kundërshtarët e tij “nuk e shohin krimin dhe drogën, por vetëm zgjedhjet e vitit 2020 të cilat nuk do t’i fitojnë”.

Presidenti Tump ka ofruar që ta zgjasë mbrojtjen për tri vjet për rreth 700.000 imigrantë të cilët janë sjellë në SHBA si fëmijë, të ashtuquajturit “ëndërrimtarë”, dhe për rreth 300.000 njerëz nga vendet të goditura me luftëra apo katastrofa, të cilët kanë leje pune në SHBA. Si shkëmbim ka kërkuar që t’i lejohen 5,7 miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Demokratët këtë propozim e kanë refuzuar për shkak të kufizimit kohor prej tre vjetësh./Insajderi.com.