Trump dërgon Gardën Kombëtare në kufirin me Meksikën

Trump dërgon Gardën Kombëtare në kufirin me Meksikën

Shteti amerikan i Teksasit po vendos trupat e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën pas një thirrjeje nga Presidenti Donald Trump.

Një zëdhënës i Gardës tha se 250 persona do të dërgoheshin për të patrulluar zonën brenda 72 orëve të ardhshme.

Arizona tha gjithashtu se po planifikon të vendosë 150 trupa atje javën e ardhshme.

Presidenti Trump tha se ai dëshironte të dërgonte 4 mijë pjesëtarë të Gardës Kombëtare për të siguruar kufirin me Meksikën derisa të ndërtohet muri i propozuar prej tij.

Shteteve si Nju Meksiko dhe Kalifornia iu është kërkuar të ndërmarrin të njëjtin veprim si Teksasi dhe Arizona.