Trump: Do të marr pjesë ne debatin e dytë presidencial

Trump: Do të marr pjesë ne debatin e dytë presidencial

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i infektuar me koronavirus, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë të martën se ka në plan të marrë pjesë në debatin e dytë me rivalin e tij demokrat, Joe Biden, transmeton Insajderi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, edhe pse i infektuar me koronavirus, ka bërë me dije së do të marrë pjesë ne debatin e dyte presidencial që zhvillohet të enjten me 15 tetor që zhvillohet në Miami.

“Unë mezi e pres debatin mbrëmjen e së enjtes më 15 tetor në Miami. Do të jetë i mrekullueshëm”, tha presidenti në Twitter.

Trump rezultoi për herë të parë pozitiv për COVID-19 të enjten e kaluar dhe u shtrua në spital për 72 orë midis mbrëmjes së së premtes dhe të hënës, raporton VOA.

Bazuar në këto detaje për fazat e infektimit, pjesëmarrja e tij në debat, gjatë së cilës kandidatët do t’u përgjigjen pyetjeve të votuesve, mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik, bazuar në udhëzimet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila konsideron se dikush i infektuar me virusin mund ta transmetojë atë për 10 deri në 20 ditë nga fillimi i simptomave.

Komisioni për Debatet Presidenciale, grupi jofitimprurës që organizon debatet nuk ka komentuar ende për këtë çështje. Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje. Mjeku i tij personal, Dr. Sean Conley, tha në një deklaratë të martën se presidenti kishte kaluar një “natë të pare e të qetë në shtëpi dhe sot, ai nuk ka raportuar asnjë simptomë”. /Insajderi.com