Trump: Do të përdorim ligj të posaçëm për prodhimin e pajisjeve mjekësore

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se do të përdorë një ligj për mbrojtjen që i lejon qeverisë të përshpejtojë prodhimin e pajisjeve të nevojshme.

Trump: Do të përdorim ligj të posaçëm për prodhimin e pajisjeve mjekësore

Ligji i vitit 1950 do të përdoret për të plotësuar nevojat urgjente të personelit mjekësor për pajisje të tilla si doreza, maska dhe veshje mbrojtëse.

Dispozita federale lejon qeverinë t’i kërkojë sektorit privat t’i përgjigjet pandemisë.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar qeverinë se kanë mungesa të ndjeshme për pajisje të tilla për të luftuar koronavirusin.

Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se Pentagoni do të verë në dispozicion deri në 5 milionë maska N95 maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse nga rezervat strategjike të vendit.

Në konferencë, Presidenti Trump tha se një anije spitalore do të dërgohet në Nju Jork për të ndihmuar njerëzit e prekur nga koronavirusi ndërsa një anije e dytë do të vendoset në Bregun Perëndimor.

Sekretari Esper njoftoi se anijet-spital USS Mercy dhe Comfort Navy janë duke u përgatitur për t’u nisur në destinacion. Ai tha në konferencën e shtypit se “Ushtria amerikane mbetet e gatshme dhe e aftë për të mbrojtur vendin dhe interesat tona jashtë.”

Në Shtetet e Bashkuara, koronavirusi ka infektuar të paktën 7,000 njerëz në të 50 shtetet, duke përfshirë edhe kryeqytetin Uashington. Deri tani kanë vdekur të paktën 113 vetë, sipas njoftimeve të medias./voa.