Trump e “kallë” botën: Jam i gatshëm të fus dogana për gjithë importin nga Kina!

Trump e “kallë” botën: Jam i gatshëm të fus dogana për gjithë importin nga Kina!

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se është i gatshëm të vendosë tarifa në importin e gjithëmbarshëm të mallrave kineze në SHBA, në vlerë prej 505 miliardë dollarë.

“Ne jemi në minus të madh”, ka thënë Trump në intervistën e dhënë për rrjetin televiziv amerikan CNBS, transmeton Insajderi.com.

“Jam i gatshëm të shkojmë në 500”, ka pretenduar presidenti i SHBA, duke aluduar në vlerën në dollarë të importit kinez në SHBA në vitin 2017, i cili, siç precizon CNBS, është në vlerë prej 505,5 miliardë dollarë në raport me 129,9 miliardë dollarë të importit amerikan në Kinë.

“Nuk e bëjë këtë për arsye politike, por dua tëbëjë gjënë e duhur për vendin tonë”, ka porositur Trump.

Ai ka shtuar se SHBA po shfrytëzohen në shumë fronte, duke përfshirë fushën e tregtisë dhe politikës monetare./Insajderi.com.