Trump e kërcënon ushtrinë e Venezuelës

Duke folur në Universitetin ndërkombëtar të Floridës në Majami, Trump ka thënë se SHBA qëndrojnë prapa Guaidos, të cilin e kanë njohur si president të ligjshëm të vendit.

Trump e kërcënon ushtrinë e Venezuelës

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se “po vjen dita e re në Amerikën Latine”, gjatë adresimit të tij në Majami dhe në përpjekje të fitojë përkrahjen e komunitetit venezuelian në SHBA për presidentin e përkohshëm të këtij vendi Juan Guaido, transmeton AP.

Trump e ka porositur ushtrinë e Venezuelës se nëse vazhdon ta përkrahë presidentin e kontestuar Nicolas Maduro, “nuk do të gjejë asnjë port të sigurt, e as dalje të lehtë”.

“Do të humbni gjithçka”, ka kërcënuar presidenti amerikan dhe ka shtuar se SHBA po angazhohen për tranzicion paqësor të pushtetit, mirëpo “të gjitha opsionet janë në tryezë”./Insajderi.com.