Trump edhe zyrtarisht ka filluar fushatën: Demokratët duan ta shkatërrojnë Amerikën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020, duke thënë se demokratët po kërkojnë të “shkatërrojnë vendin”.

Trump edhe zyrtarisht ka filluar fushatën: Demokratët duan ta shkatërrojnë Amerikën

“Kam një lajmë për demokratët të cilët dëshirojnë të na kthejnë në dështime të hidhura dhe tradhti në të kaluarën. Ne nuk kthehemi mbrapa. Shkojnë përpara në fitore”, ka thënë Trump.

Trump, gjithashtu tha në një tubim në Orlando, Florida, se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për “shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin”.

Florida është shpesh një vend i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Aty, Trump fitoi në vitin 2016, por disa sondazhe tregojnë se ai nuk po qëndron mirë në krahasim me kandidatët potencialë demokratë për votimin e vitit 2020.

Trump është favorit që të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në anën tjetër, më shumë se 20 kandidatë demokratë kanë shpallur synimet për të kërkuar nominimin, derisa sondazhet po i udhëheq, ish-nënpresidentin Joe Biden./Insajderi.com.