Trump emëron një grua në krye të aviacionit luftarak

Presidenti i SHBA Donald Trump e ka emëruar ish ambasadoren dhe gruan afariste Barbara Barrett në krye të aviacionit luftarak. “Do të jetë e shkëlqyer”, ka komentuar Trump në Twitter.

Trump emëron një grua në krye të aviacionit luftarak

Nëse emërimin e konfirmon Kongresi, Barrett (68) do ta trashëgojë edhe një grua Headher Wilson, në funksionin e zëvendësministres së mbrojtjes të ngarkuar për aviacion luftarak.

Barbara Barrett në kohën e mandatit të George Bush të Riut ishte ambasadore e SHBA në Finlandë.

Gjithashtu, bashkëshorti i saj Creg është ish presidenti i kompanisë Intel, gjigantit teknologjik amerikan.

Qifti bashkëshortor Barrett është donator i madh i Partisë Republikane ndërsa Barbara është përpjekur pa sukses ta merr nominim e partisë në zgjedhjet për guvernator të Arizonës.

Si një dashamirëse e pasionuar e aviacionit dhe pilot eksperimental, Barrett në vitin 2017 ka kryesuar në Qendrën për Aviacion Hulumtues Aerospace Corporation, dhe gjithashtu është anëtare e Bordit të Rand Corporation, i afërt me Pentagonin.

Shefja e gjertanishme e aviacionit luftarak të SHBA Heather Wilson, emri i të cilës është përmendur në mes të zëvendësve të mundshëm të ish ministrit të mbrojtjes James Mattis, e ka publikuar dorëheqjen e saj në mars, kur u kuptua se këtë funksion do ta merr ministri i tanishëm i mbrojtjes Patrick Shanahan./Insajderi.com.