fbpx

Trump: Është duke u zhvilluar invadimi i cili e kërcënon gjithë Amerikën

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar sot, pas vizitës së kufirit të SHBA me Meksikën, se është duke u bërë “invadimi” i cili e kërcënon gjithë Amerikën.

Trump: Është duke u zhvilluar invadimi i cili e kërcënon gjithë Amerikën

“Në kufirin tonë jugor është krizë humanitare. Tani u ktheva nga atje dhe situata është shumë më e keqe se shumica mund ta paramendojnë, invadim! Kam qenë atje disa herë, demokratët, qaramanët Chuck dhe Nancy nuk dinë se sa është kjo e keqe dhe e rrezikshme për gjithë shtetin tonë”, ka porositur Trump në Twitter.

Sot është dita e 21 prejse qeveria amerikane është pjesërisht në bllokadë për shkak të dështimit të arrihet marrëveshja për buxhet.

Trump të mërkurën e ka braktisur takimin me demokratët të cilët e kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, sepse ata nuk kanë dashur ta miratojnë propozimin e tij për financimin e ndërtimit të murit në kufi me Meksikën.

Bllokada e pjesshme e shërbimeve federale amerikane dhe të agjencive ka hyrë në ditën e 21 me çka është barazuar me “mbylljen e qeverisë” më të gjatë në vitin 1995/96 nga koha e Bill Clintonit./Insajderi.com.