Trump: Hoti dhe Vuçiq treguan trimëri të jashtëzakonshme

Për presidentin amerikan, Donald Trump, është trimëri e jashtëzakonshme ajo që ka bërë më 4 shtator kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, ka vlerësuar edhe njëherë marrëveshjen e arritur në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Instagram të Departamentit Amerikan të Shtetit, citohet presidenti i SHBA-ve, teksa thotë se, “Me marrëveshjen e Uashingtonit Ballkani dhe bota janë bërë më të sigurt”.

Është dashur një trimëri e jashtëzakonshme nga Presidenti Vuçiq i Serbisë dhe Kryeministri Hoti i Kosovës për të filluar këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për të përfunduar këto zotime. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt.

Më 4 shtator në Uashington ishte nënshkruar marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com

Për presidentin amerikan, Donald Trump është trimëri e jashtëzakonshme ajo që ka bërë më 4 shtator kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Turmp, ka vlerësuar edhe njëherë marrëveshjen e arritur në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në Instagram të Departamentit Amerikan të Shtetit citohet presidenti i SHBA-ve teksa thotë se, “Me marrëveshjen e Uashingtonit Ballkani dhe bota janë bërë më të sigurt”.