Trump i ha fjalët – e vendosi megjithatë maskën

E përqeshte rivalin e tij politik se po vendos maskë, por tash Trump e ka bërë edhe vetë – më në fund.

Trump i ha fjalët – e vendosi megjithatë maskën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vendosur maskë në publik për herë të parë prejse ka filluar pandemia COVID-19, njofton Insajderi.

Trump po vizitonte një spital ushtarak në Uashington, ku ka takuar ushtarakë të plagosur dhe punëtorë të shëndetësisë, shkruan BBC.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër maskave, por besoj se ato e kanë kohën dhe vendin e vet”, tha ai kur u pyet nga gazetarët derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Më parë Trump kishte thënë se nuk e ka ndërmend të vendosë maskë dhe kishte përqeshur rivalin e tij demokrat, Joe Biden, kur ai e kishte vendosur.

Por, tash ka ndërruar fjalët.

“Mendoj se kur je në spital, sidomos në një pjesë që është më specifike, kur flet me shumë veta, me shumë ushtarë, që në disa raste veç sa kanë dalë nga operimi, mendoj se është gjë e mrekullueshme të vendosësh maskën”, deklaroi Trump.