fbpx

Trump jep këshilla se si të ndalet zjarri në katedralen e Notre-Damit

Trump jep këshilla se si të ndalet zjarri në katedralen e Notre-Damit

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkruar në Tëitter për zjarrin që po ndodh në Paris.

Ai shkroi në Tëitter se ndoshta duhet të përdoren avionë me rezerva uji për ta ndalur zjarrin.

“Shumë e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen e Notre-Damit në Paris. Ndoshta avionët me rezerva uji duhet të përdoren që ta ndalin atë. Duhet të veprohet shpejtë”, shkroi Trump në Twitter.

Përndryshe katedralja e Notre-Damit është ndër më të vjetrat në Evropë, dhe është ndërtuar në shekullin e 12’të./ Insajderi.com