Trump: Kemi ndalur luftën 400 vjeçare Kosovë-Serbi

Trump: Kemi ndalur luftën 400 vjeçare Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur edhe njëherë Kosovën gjatë fushatës zgjedhore për votimet e 4 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trump, tha se ka arritur ta ndalë konfliktin 400 vjeçar në mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se erdhën dhe u “përqafuan në Shtëpinë e Bardhë”.

“Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, a doni ta dini, por ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehte”, tha Trump.

Më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike e Uashingtonit, gjatë ceremonisë prezent ishte edhe presidenti, Donald Trump.

Madje ai tha se është nominuar për tri Çmime Nobel, njofton Insajderi.

“A e dini se jam nominuar për tri Çmime Nobel për Paqe, a mund ta besoni këtë? A mund ta besoni këtë”. /Insajderi.com