
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që të bëhet më shumë për raportimin e ekstremizmit dhe është shprehur se në asnjë mënyrë nuk do të hapen kufijtë dhe të pranohen myslimanët si refugjat.
Këto komente ai i bëri pas sulmeve terroriste në Bruksel, duke kritikuar kandidaten tjetër, Hillary Clinton, që po kërkon që kufijtë të jenë të hapur.
“Edhe për kundër sulmeve të tmerrshme në Bruksel, Hillary jo kompetente dëshiron që kufijtë të jenë të dobët dhe të hapur – dhe të lejojë myslimanët të hynë brenda. Në asnjë mënyrë”, shkruan Trump në Facebook.
Trump njihet për diskurs të ashpër ndaj refugjatëve. Në debatin e parë presidencial për këtë vit mes kandidatëve republikanë, pati deklaruar se “Refugjatët janë si Kali i Trojës. Ata duan të futin te ne terrorizmin dhe pikërisht për këtë ne nuk duhet të lejojmë që ata të hyjnë në Amerikë”./Insajderi.com