Trump: Koreja Veriore nuk i ka testuar vërtetë raketat, vetëm ato të voglat

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të enjten se Koreja Verore nuk i ka testuar raketat përveç atyre “të voglave” me shpresë se dialogu me këtë vend do të mbetet i gjallë përkundër testimit të raketave balistike me rreze të shkurtër.

Trump: Koreja Veriore nuk i ka testuar vërtetë raketat, vetëm ato të voglat

Trump këtë ka deklaruar në një intervistë dhënë për Fox News një ditë pasi Koreja Veriore i lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër, duke thënë se “pajtohet shumë mirë” me liderin koreanoverior Kim Jong Un.

“Nuk kanë kryer hulumtime nukleare. Ata nuk i kanë testuar vërtetë raketat, përveç atyre, e dini, më të voglave, të cilat testohen shumë”, ka thënë ai në komentet e para pas lëshimit të raketave të enjten.

Për Trumpin angazhimi i tij në Korenë  Veriore dhe ndalimi i testimeve nukleare dhe testimeve të raketave me rreze të gjata është një nga arritjet e tija më të mëdha në politikën e jashtme para kandidimit të tij të sërishëm për president të vendit në zgjedhjet e vitit 2020./Insajderi.com.