Trump mbron mbështetësit e tij të përfshirë në dhunë nëpër rrugët e Amerikës

Trump mbron mbështetësit e tij të përfshirë në dhunë nëpër rrugët e Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbrojtur mbështetësit e tij për rolet e tyre të pretenduara në përplasjet e fundit vdekjeprurëse në rrugët e Amerikës.

Në Portland të SHBA-ve ishin përplasur disa protestues anti-racistë me përkrahës të Trump-it.

Presidenti sugjeroi një adoleshent të akuzuar për vrasjen e dy njerëzve në Wisconsin javën e kaluar dhe sipas  Trump-it përkrahësit e tij të përfshirë në përleshje në Oregon të shtunën po vepronin në vetëmbrojtje, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Trump vuri në dukje kundërshtarin e tij për president të SHBA-ve, Joe Biden, duke akuzuar posaçërisht aktivistët e ekstremit të majtë për çrregullime civile.

Demokrati, Biden, po udhëheq në sondazhet e opinioneve përpara zgjedhjeve të nëntorit.