Trump me veprime ekzekutive të mbështetjes ekonomike për amerikanët e papunë shkak i COVID-19

Trump me veprime ekzekutive të mbështetjes ekonomike për amerikanët e papunë shkak i COVID-19

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndërmarrë veprime ekzekutive për të ofruar ndihmë ekonomike për miliona amerikanë të goditur nga pandemia COVID-19.

Direktivat përfshijnë masa për të mbështetur të papunët, për të pezulluar taksën e pagave dhe për të zgjatur kreditë e studentëve.

Disa prej tyre ka të ngjarë të përballen me sfida ligjore duke pasur parasysh që Kongresi kontrollon shpenzimet federale.

Rivali demokrat, Joe Biden, tha që ato ishin “një seri masash gjysmë të pjekura”.

Nuk dihet nëse masa do të nënkuptojë përfundimin e bisedimeve midis zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe demokratëve të lartë për një paketë stimulimi. Bisedimet u prishën të premten.

Trump, tha se masat do të siguronin deri në 400 dollarë (306 £) në javë në përfitime shtesë të papunësisë për dhjetëra miliona amerikanë të papunë. Kjo është më pak se 600 dollarët që kishin marrë deri në 31 korrik, kur skadoi përfitimi, raporton BBC.

Rreth menaxhimit të pandemisë është duke u zhvilluar fushata për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, njofton Insajderi.

Miliona amerikanë kanë humbur vendet e punës, pasi pandemia ka goditur fuqishëm SHBA-të dhe për këtë ishin marrë masa parandaluese që në anën tjetër sollën regres ekonomik.

Por, Trump është akuzuar nga kundërshtarët për nënvlerësim të virusit COVID-19 dhe neglizhenvë në veprim për ndalimin e përhapjes së tij, duke pretenduar se masat kundër COVID-19 ishin të vonshme. /Insajderi.com/