Trump: Mediet janë armiq të popullit

Presidenti i SHBA Donald Trump përsëri i ka quajtur mediet “mainstream” armiq të popullit.

Trump: Mediet janë armiq të popullit

“Mediet mainstream janë cak i sulmeve dhe me ta tallen në gjithë botën sepse janë të korruptuar dhe të rremë (…). Ata vërtetë janë armiq të popullit dhe një parti e vërtetë opozitare”, ka pretenduar Trump në Twitter.

Presidenti i SHBA ka pretenduar se mediet tashmë dy vjet “kanë insistuar në iluzionin mbi bashkëpunimin me Rusinë”, edhe pse kanë marrë vesh se një bashkëpunim të tillë nuk ka pasur.

Prokurori special Robert Mueller e ka dorëzuar raportin mbi hetimin e tij në të cilin është konstatuar se nuk ka pasur bashkëpunim të njerëzve të shtabit zgjedhor të Trumpit me Rusinë./Insajderi.com.