Trump nën ethe, dërgohet me helikopter në spital (VIDEO)

Trump nën ethe, dërgohet me helikopter në spital (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nën ethe, është dërguar me helikopter në spital, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Doktori i tij ka thënë se Trump ishte “i lodhur, por me disponim të mirë”, dhe më pas shkroi se po mbahet mirë.

Trump deri më tani është trajtuar me një ilaç eksperimental, që është një koktej injeksionesh dhe me antiviral si Remdesivir, pasi të dy, ai dhe gruaja e tij Melania, rezultuan pozitiv me COVID-19.

Fiks sot një muaj, në SHBA mbahen zgjedhjet, ku Trump garon kundër Joe Biden.

BBC shkruan se pritet që Trump do të qëndrojë në spital për disa ditë.

Në një video 18 sekondash të shpërndarë nga Trump në Twitter ai ka thënë se “mendoj se jam duke ia dalur shumë mirë, por ne duam të jemi të sigurt se gjithçka do të shkojë në rregull. Melania është shumë mirë, prandaj faleminderit shumë të gjithëve”./Insajderi.com