Trump nën llupën e gazetarit i cili e zbuloi aferën Watergate

Trump nën llupën e gazetarit i cili e zbuloi aferën Watergate

Bob Woodward njëri nga dy gazetarëve amerikan, zbulimet e të cilëve mbi skandalin Watergate e detyruan presidentin e atëhershëm Richard Nixon të jep dorëheqje, në librin e tij të ri e analizon sundimin e presidentit Donald Trump.

Vepra “Fear: Trump in the White House” (Frikë: Trump në Shtëpi të Bardhë) e cila del më 11 shtator, “zbulon detaje pa precedent mbi jetën e dhimbshme në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trumpin dhe mënyrën se si presidenti merr vendime mbi temat e rëndësishme në politikën e jashtme dhe të brendshme”, ka kumtuar të martën shtëpia botuese “Simon and Shuster”.

Sundimi i Trumpit brenda më pak se dy vjetëve është shënuar me ndërrime të shpeshta të zyrtarëve të lartë, skandalet me shpenzime të panevojshme dhe çështjen e përzierjes eventuale ruse në fushatën parazgjedhore.

Simbolet e gazetarisë hulumtuese Woodward dhe Carl Bernstein kanë zbuluar në vitin 1972 duke punuar për “The Washington Post” një sërë të skandaleve të quajtur afera Watergate pas të cilës në gusht të vitit 1974 Nixon ka dhënë dorëheqje.

Woodward i cili tani i ka 75 vjet ende është pjesë e redaksisë së Washington Post-it./Insajderi.com.