Këto njoftime vijnë në kohën kur Microsoft është në bisedime për ta blerë TikTok-un.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar vendimet ekzekutive që targetojnë TikTok dhe WeChat, dy nga aplikacionet më të mëdha kineze.
Sipas vendimeve, firmat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet brenda 45 dite të ndalojnë që të bëjnë biznes me këto kompani.
Kjo lëvizje përbën një eskalim të madh të raporteve të Uashingtonit me Pekinin rreth fuqisë globale të Kinës në teknologji.
Këto njoftime vijnë në kohën kur Microsoft është në bisedime për ta blerë TikTok-un.
Më herët këtë të enjte, Uashingtoni gjithashtu njoftoi rekomandime që firmat kineze të listuara në stokun amerikan, duhet të hiqen nga listat, përveç nëse japin akçes tek llogaritë e tyre të auditura.
Trump i ka marrë këto vendime, sepse siç ka shpjeguar, përbëjnë rrezik kombëtar për SHBA-në.
Trump beson se dy aplikacionet mbledhin informacione për popullin amerikan./Insajderi.com