Trump ofron për palestinezët ndihmë ekonomike në vend të shtetësisë

Plani paqësor i presidentit të SHBA Donald Trump do të përfshijë ndihma domethënëse ekonomike për palestinezët, mirëpo sipas të gjitha gjasave jo edhe shtetësi të plotë, ka publikuar gazeta Washington Post.

Trump ofron për palestinezët ndihmë ekonomike në vend të shtetësisë

Pritet se kjo iniciativë do të prezantohet në muajt e ardhshme dhe do të ofrohet për palestinezët një version të status quos të përmirësuar me theks në “autonomi” dhe “sovranitet”, pretendon e përditshmja amerikane në bazë të intervistës me zyrtarët anonim të SHBA, si dhe personat që kanë njohje për propozimet.

Në vend të shtetësisë, Uashingtoni do të ofrojë dhjetëra miliardë ndihma dhe investime nga shtetet e pasuar të Gjirit, për palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, pastaj në Egjipt dhe në Jordani.

“Plani ekonomik vepron vetëm nëse rajoni e përkrahë këtë”, ka thënë njëri prej zyrtarëve amerikan.

Përkundër pritjeve se shtetet arabe do ta paguajnë llogarinë, administrata e Trumpit nuk iu ka zbuluar detajet e planit dhe nuk ka ofruar garanci për shtetësi të Palestinës, konstatohet në raportin e gazetës.

Në kohë të njëjtë duket se Uashingtoni kupton se plani i cili koncentrohet ekskluzivisht në ekonomi, dhe injoron aspiratat politike, është i dënuar në dështim.

“Por kjo nuk është e ashtuquajtur paqe ekonomike. Ne seriozisht i marrim në konsideratë dyja aspektet, atë politik, i cili ka të bëj vetëm me çështjet kyçe, dhe atë ekonomik”, ka thënë zyrtari anonim.

Mirëpo ai nuk ka mundur të thotë se kur do të prezantohet plani./Insajderi.com.