Trump paralajmëron se së shpejti do ta braktisë Sirinë

Presidenti i SHBA ka thënë se vendi i tij "e shkatërroi Shtetin Islamik" dhe se së shpejti do t'i lë të tjerëve të kujdesen për Sirinë.

Trump paralajmëron se së shpejti do ta braktisë Sirinë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka publikuar befas se forcat amerikane do të tërhiqen nga Siria, duke u thirrur në disfatën e ISIS-it dhe nevojën të mbrohen kufijtë amerikan dhe të ndërtohet infrastruktura e “rrënuar”.

“Së shpejti dalim nga Siria. Le të kujdesen tjerët për të”, ka thënë Trump gjatë fjalimit të tij në Riçfild në shtetin amerikan Ohajo.

“Po e shkatërrojmë Shtetin Islamik. Së shpejti do të dalim nga Siria. Le të kujdesen njerëz të tjerë tani për të. Shumë shpejtë, shumë shpejtë dalim”, ka thënë Trump duke iu drejtuar publikut e cila e përshëndeti me ovacione.

SHBA kanë shpenzuar shtatë miliardë dollarë në Lindje të Afërt, ka thënë Trump, duke përshkruar se si amerikanët kanë ndërtuar shkolla të cilat kryengritësit i kanë rrënuar, derisa për Ohajo nuk ka pasur mjete për ndërtimin e shkollave.

Më herët Pentagoni ka publikuar se në Siri gjenden rreth dymijë ushtarë amerikanë.

Konflikti i armatosur në Siri po zgjatë prej marsit 2011. SHBA dhe koalicioni ndërkombëtar po kryejnë operacione në Siri kundër ISIS-it prej vitit 2014, ndërsa Rusia është kyçur në luftë prej vitit 2015 për ta ndihmuar regjimin kriminal të Bashar al-Asad’it./Insajderi.com.