Trump shkakton ‘rrëmujë’ tek organizatorët e Asamblesë së OKB-së

Trump shkakton ‘rrëmujë’ tek organizatorët e Asamblesë së OKB-së

Presidenti amerikan, Donald Trump arriti vonë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila zhvillohet çdo vit.

Për shkak të vonesës së tij, organizatorët e këtij takimi duhej të ndryshonin rendin e folësve.

Sipas planit fillestar, Trump është dashur të flasë i dyti pas presidentit të Brazilit, Michel Temer.

Megjithatë organizatorët kërkuan një pauzë të pakëndshme, ndërsa zyrtarët e OKB-së po përgatitin kabinën për folësin e tretë,presidentin e Ekuadorit, Lenin Moreno Garces, raporton AP, transmeton Indeksonline.

Trump arriti në selinë e OKB-së në Nju Jork teksa Garces po fliste por që Shtëpia e Bardhë ende nuk ka sqaruar vonesën e tij.